Sot përfundoi edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 19 komuna, ndërkaq pritet që KQZ shumë shpejt të bëjë edhe certifikimin e rezultateve pas numërimit edhe të votave me kusht dhe atyre me postë.
Ajo çfarë vlen të theksohet është se këto zgjedhje kanë sjellë befasi në shumë komuna, shkruan Telegrafi.
Partia e cila ka më së shumti komuna është Lista Serbe me gjithsejtë nëntë sosh. Pas saj radhitet LDK-ja me tetë. AAK-ja e Ramush Haradinajt ka fituar shtatë komuna, ndërkaq PDK-ja është ajo e cila këto zgjedhje ka pësuar rënie duke marrë drejtimin e vetëm pesë komunave. Vetëvendosje do t’i ketë tri, ndërkaq Nisma e AKR nga një, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ua sjellim komunat të cilat do të udhëhiqen nga Lista Serbe, LDK, AAK, PDK, VV, Nisma dhe AKR.
• Lista Serbe (LS): Kllokoti, Leposaviqi, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graqanica, Ranillugu dhe Parteshi.
• Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): Gjilani, Podujeva, Vushtrria, Istogu, Lipjani, Fushë Kosova, Viti dhe Peja.
• Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): Deçani, Juniku, Obiliqi, Suhareka, Klina, Gjakova dhe Rahoveci.
• Partia Demokratike e Kosovës (PDK): Drenasi, Dragashi, Ferizaj, Kaçaniku dhe Shtimja.
• Lëvizja Vetëvendosje (LVV): Prishtina, Prizreni dhe Kamenica.
• Nisma për Kosovën: Malisheva.
• Aleanca Kosova e Re (AKR): Mitrovica. /Telegrafi/