Një ribashkim i mundshëm mes Lionel Messit dhe Barcelonës tashmë është hedhur poshtë, pasi që raportohet se Inter Miami ka refuzuar kërkesën e Barcelonës për të zhvilluar një ndeshje miqësore gjatë verës.
Messi u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u largua nga Paris Saint-Germaini gjatë verës dhe deri më tani ka shënar 11 gola në 14 ndeshje për Inter Miami, duke i ndihmuar ata që të fitojnë Kupën e Ligës.
Sidoqoftë, ai u desh të jap një lamtumirë emocionuese për klubin e tij të fëmijërisë në vitin 2021, pasi blaugranasit insistuan se nuk i kanë mundësitë financiare për t’i ofruar argjentinasit një kontratë të re.
Ani pse në vitin 2023 kishte përpjekje që ta rikthenin Messin në “Camp Nou”, negociatat dështuan dhe Messi më vonë zbuloi se disa aspekte të rëndësishme të marrëveshjes munguan.
Goditja e fundit erdhi kur Inter Miami refuzoi kërkesën e Barcelonës për të zhvilluar një ndeshje miqësore për shkak të orarit të ngarkuar, veçanërisht për shkak të angazhimeve në Kupën e Ligës, ka raportuar Mundo Deportivo.
Sidoqoftë, Messi me shumë mundësi do të pushohej për këtë ndeshje pasi ishte paraparë që të zhvillohej menjëherë pas Copa Americas, aty ku 36-vjeçari me shokë do të kërkojë mbrojtjen e titullit./Telegrafi/