Site icon Telegrafi

Nuk do të jetë pjesë e koncertit “Alpha Show”, Luizi zbulon se çfarë raporte ka me Noizyn

Pas daljes dhe fitores së tij në Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli i mirëprit edhe nga reperi Noizy i cili madje edhe la të hapur mundësin e një bashkëpunimi me të.

Por, së fundmi është aluduar se dyshja kanë prishur raportet dhe një prej arsyeve kryesore është reperi nga Kosova, Getoar Selimi, me të cilin Luizi zbuloi se po sjell një duet.

Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur në mesin e emrave që do të perfomojnë në koncertin e Noizyt “Alpha Show 2′, mungon artisti shkodran.

Foto: Instagram

Megjithatë, Ejlli ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e koncertit, dhe gjithashtu i ka mohuar pretendimet për hatërmbetje në një postim që ka bërë së fundmi në Instagram.

Lexo po ashtu Luizi publikon foto nga darka me nënën dhe Kiarën

“Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak”, u shpreh Luizi.

Nëse doni të na fusni në sherr vazhdoni jeni të mirëpritur, nëse doni me na nda vazhdoni, unë nuk kam armiq në art, në kulturë e në sport unë kam qejf mos me pas armiq as në jetë, por jeta i ka këto, mos keqinterpretoni gjëra që nuk janë, mos shpikni gjëra nga hiçi se dilni bllof”, tha tutje këngëtari.

Përndryshe, “Alpha Show” mbahet më 4 gusht, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. /Telergafi/

Exit mobile version