Dani Dyer dhe Ellie Alderson ishin në mesin e atyre që ndanë foto me partnerët përpara ndeshjes së Anglisë kundër Spanjës.
Anglia po përgatitet për të luajtur kundër Spanjës për finalen e Euro 2024 në Olympiastadion Berlin.
Ndërsa tifozët janë bërë gati për një lojë të zjarrtë, bukuroshet e famshme kanë publikuar fotografi duke treguar mbështetjen për të dashurit që kanë.
Ellie, e cila është në lidhje me Ollie Watkins, bëri një postim në InstaStory duke ndarë një selfie të bërë me vëllanë e Ollie, Jordan.
Të dy mbanin veshur fanellat e Anglisë me numrin e Ollie.
Aine May Kennedy gjithashtu ka publikuar disa fotografi nga tribuna me partnerin e saj, Conor Gallagher.
“Rrugës për në Berlin. Jemi të gjithë krenarë me ty”, shkroi ajo.
Spanja dhe Anglia do të përballen sonte (14 korrik) për trofeun e Euro 2024.
Finalja që nis në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Olympiastadion”, që ka 71 mijë ulëse. /Telegrafi/