Site icon Telegrafi

“Nuk mund të gënjej, paga e lartë më joshi të vijë në Kinë”

I befasoi të gjithë me zgjedhjen e tij duke u transferuar në Kinë.

U kërkua nga Juventusi, Roma, Chelsea e Borussia Dortmund, por mesfushori belg Axel Witsel zgjodhi kampionatin kinez.

Belgu ka treguar edhe arsyejen pse e bëri këtë zgjedhje, dhe natyrisht që ishte aspekti financiar.

Skuadra kineze, Tianjin Quanjin i ka ofruar pagë prej 18 milionë eurove në stinor dhe kjo ka qenë arsyeja pse ai u transferua në Kinë nga Zeniti.

“Nuk mund të gënjej, paratë janë tejet të rëndësishme. Unë nuk mund t’i refuzoja këto shifra”, deklaroi Witsel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kinës

“Ne kemi një president të madh i cili është shumë ambicioz dhe dëshiron të fitojë trofe”, tha belgu.

Ai ka treguar se ëndrra e tij është të luaj në Ligën e Kampionëve të Azisë me Tianjinin.

“Afati kalimtar në Kinë ende nuk ka përfunduar dhe mund të përforcohemi ende”.

“Ëndrra ime është të luaj në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe pse jo ta fitojmë atë”, përfundoi Witsel.

Kujtojmë që në Tianjin Quanjin trajner është italiani i famshëm Fabio Canavaro, ndërsa ekipi kinez është përforcuar në sulm edhe me brazilianin Alexandre Pato. /Telegrafi/

Exit mobile version