LA Galaxy nuk janë të kënaqur me nënshkrimin e një lojtari të Barcelonës, sipas AS.
Skuadra nga MLS, pasi ka nënshkruar me mesfushorin Riqui Puig, tani thuhet se dëshiron të shtojë Sergio Roberto në skuadrën e tyre.
Mbrojtësi i gjithanshëm besohet të jetë i tepërt ndaj kërkesave të Barcelonës këtë sezon dhe marrëdhëniet janë të mira mes klubit katalanas dhe LA Galaxy.
Ai ka rinovuar kontratën së fundmi me gjigantin katalanas, por ende nuk është regjistruar në skuadër.
Ndoshta një marrëveshje huazimi në LA Galaxy do të ishte një marrëveshje joshëse për Blaugranasit, derisa t’i stabilizojnë financat.
Roberto do t’i bashkohej ish-bashkëlojtarit të tij, Puig, që kaloi te klubi amerikan me parametra zero, por që Barcelona ka të drejtë ta blejë kartonin e tij në të ardhmen. /Telegrafi/