Telegrafi

Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

Dështimi i Manchester United, Antony është në prag të largimit nga klubi në formë huazimi, sipas raportimeve në Turqi.

24-vjeçari ka dështuar të përmbushë pritshmëritë që kur iu bashkua United në një transferim 100 milionë euro nga Ajaxi në 2022 – një transferim që e bëri atë nënshkrimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit pas vetëm Paul Pogba, i cili kushtoi 105 milionë.

Antony ka shënuar vetëm 11 gola dhe pesë asistime në 83 paraqitje për Djajtë e Kuq, krahasuar me 24 gola dhe 22 asistime në 82 ndeshje për Ajax.

Ai ka bërë vetëm një paraqitje të shkurtër deri më tani këtë sezon, me Amad Diallo dhe Alejandro Garnacho të preferuar në të djathtë të sulmit të United nga trajneri Erik ten Hag.

Braziliani është lidhur me një largim nga Old Trafford këtë verë. Dhe raportimet në Turqi thonë se një marrëveshje për ta dërguar atë në huazim te Fenerbahce është afër arritjes.

Ish-trajneri i United, Jose Mourinho tani është në krye të klubit turk dhe FotoMac raporton se portugezi po shtyn për të nënshkruar me Antonyn.

Thuhet se Mourinho e sheh brazilianin një opsion më të mirë se lojtarët e tij aktualë. Mediumi bën të ditur më tej se largimi i Antonys mund të finalizohet që në mbrëmjen e së mërkurës, me një marrëveshje të cilësuar si ‘të afërt’.

Ndërsa afati i transferimeve në Angli tani është e mbyllur, në Turqi është e hapur deri më 13 shtator. /Telegrafi/