Reperi i njohur Noizy tashmë ka prezantuar projektin më të ri muzikor të titulluar, “Nuk je bad”.
Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa edhe këtë herë artisti shqiptar është përkujdesur mjaft shumë për klipin, të cilit nuk i mungojnë femrat atraktive dhe makinat luksoze.
Projekti, i cili është pjesë e albumit “Epoka” tani është i disponueshëm edhe në kanalin zyrtar, YouTube.
Për këtë projekt ditë më parë Rigels Rajku (emri i vërtetë i Noizyt) kërkoi të bëhen 27 mijë komente në postimin e tij të ndarë në Instagram, në mënyrë që ta lansonte këngën me videoklip.
Ndjekësit e tij janë të shumtë, kjo pasi vetëm në rrjetin e popullarizuar, Instagram numëron 1.5 milion.
Sa i përket albumit të ri, “Epoka” pritet të publikohet i plotë javën e ardhshme gjegjësisht më 3 prill. /Telegrafi/