Cristiano Ronaldo la gjurmë në barazimin pa gola të Juventusit kundër Milanit në Kupën e Italisë, duke lënë të befasuar Diego Laxaltin në mbrëmjen e kaluar.
Ylli portugez nuk e kishte natën e tij më të mirë, pasi humbi penalltinë në fillim të ndeshjes, duke goditur shtyllën vertikale.
Por, 35-vjeçari arriti të tregonte klasin e tij, kur kishte anëtarin e Rossonerëve përballë, duke e bërë atë të zhagitej.
Coppa Itália – 12/06/2020
Semi Final – Jogo de Volta
Juventus 0-0 MilanCristiano Ronaldo vs Diego Laxalt: pic.twitter.com/1wjVTRsKJM
— ACERVO 1921 (@Acervo1921) June 12, 2020
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte në dijeni se Laxalt i ishte vënë nga pas, derisa arriti të ndalonte topin në vend, ndërsa mbrojtësi shkoi zhargas.
Juventusi arriti të kalonte në finale të Kupës së Italisë, falë rezultatit 1-1 nga ndeshja e parë e luajtur në San Siro.
Në Allianz Stadium, ndeshja përfundoi 0-0, e që mjaftoi që Zonja e vjetër të kalojë në finalen e garës së dytë më të madhe në futbollin italian. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo sending Laxalt back to Uruguay and then a Rabona cross. 🔥🔥🔥
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) June 12, 2020