Site icon Telegrafi

Nuk ishin prezentë në stadium – por tifozët e Galatasarayt ia dolën të gjuanin fishekzjarrë në fushë gjatë derbit ndaj Fenerbahces

Galatasaray dhe Fenerbahce barazuan pa gola në kuadër të javës së tretë në Superligën e Turqisë.

Dy skuadrat kishin shanse të artë për të shënuara gola, mirëpo dështuan që t’i konkretizonin ato.

Mirëpo, në momentin që po zhvillohej derbi në Superligën e Turqisë, ndeshja u ndërpre për shkak të fishekzjarrëve në fushë.

Lexo po ashtu Mbyllet derbi mes Galatasaryt dhe Fenerbahces pa gola, por me 11 kartonë të verdhë

Tifozët e Gallatasarayt arritën disi që të fusnin fishekzjarrë në stadium, duke i hedhur ata nga jashtë.

Tashmë është e ditur se përkrahësit e skuadrave ende nuk po lejohen që të futen në stadiume për shkak të COVID-19, mirëpo kjo gjë nuk i ndaloi tifozët vendas.

Ata ia arritën qëllimit që të hidhini nga jashtë stadiumit, mjete piroteknike në fushë.

Ndeshje u detyruar që të ndërpritej në mënyrë që të largoheshin ato nga fusha, por fatmirësisht askush nuk u lëndua dhe rrjedha e lojës vazhdoi në normalitet. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uIdIhHd1qz4&feature=youtu.be&t=9&fbclid=IwAR2giYEI5Gs9U0La2b6I1DnD_Upp0Tzb3IDXzbfP0clbFqX1krjvulI0DWM&ab_channel=AzRamTV

Exit mobile version