Telegrafi

Nuk flet për mediat angleze, por për ato spanjolle po – Salah jep sinjale se e do kalimin në La Liga

Mohamed Salah duket se është i hapur që të largohet nga Liverpooli me të përfunduar ky sezon.

Ylli egjiptian duket se ka apetite më të mëdha, të cilat nuk mund t’i plotësojnë The Reds.

Salah është padyshim njëri ndër lojtarët kyç për sukseset e fundit të Liverpoolit, mirëpo harmonia në ekip është shkatërruar.

Lexo po ashtu “Liverpooli të konsiderojë shitjen e Salahut që nuk është i lumtur” – kështu thotë ish-ylli i Egjiptit Aboutrika

Sipas asaj që raporton SportMail, intervista e Salahut dhënë për gazetën spanjolle AS, ka lënë një flirtim me Real Madridi dhe Barcelonën.

Egjiptiani duket se e do kalimin në La Liga, pasi dëshiron të luajë për njërën nga klubet më të mëdha në botë.

Lexo po ashtu Salah: Të ardhmes nuk i dihet, gjithçka varet nga Liverpooli

Salah duket se e preferon më shumë kalimin te Los Blancos, mirëpo nuk do e përjashtonte as një transferim te Blaugranasit.

Liverpooli do të jetë i pafuqishëm të mbajë lojtarin në Anfield, andaj ai mund të largohet për një shumë rreth 100 milionë euro në drejtim të njërit nga klubet e ligës spanjolle. /Telegrafi/