Telegrafi

Nuk është në planet e Xavit, Barcelona i njofton dy gjigantët evropianë për çmimin e Eric Garcias

Eric Garcia pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohen nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi spanjoll ka dy vite që është pjesë e Barcelonës, por nuk konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm.

Ronald Araujo, Jules Kounde e Andreas Christensen janë në hierarki para tij, derisa edhe nënshkrimi i ri Inigo Martinez konsiderohet më i rëndësishëm se Garcia.

Lexo po ashtu Opsionet e Xavit për të mbushur boshllëkun e Busquets në sezonin e ardhshëm

Trajneri i Barcelonës, Xavi i ka thënë qendërmbrojtësit të gjej një skuadër tjetër për ta vazhduar karrierën sepse hapësirat do t’i ketë shumë të vogla.

Barcelona është gati ta lë të largohet lojtarin nëse vije një ofertë rreth 15 milionë euro.

Inter dhe Arsenal janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për mbrojtësin, por që ende nuk kanë bërë ofertë zyrtare.

22-vjeçari ka zhvilluar 32 ndeshje duke realizuar një gol e duke asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/