Telegrafi

“Nuk e ndjej presionin”, Dzeko flet për zëvendësimin e Lukakut

Sulmuesi i Interit, Edin Dzeko ka thënë se nuk e ndjen presionin e zëvendësimit të Romelu Lukakut dhe mezi pret të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve.

Veterani boshnjak u bashkua me Nerazzurrët para sezonit të ri, pasi kishte kaluar gjashtë vjet te Romë dhe kishte luajtur 260 ndeshje konkurruese me Giallorossët.

Dzeko foli për Amazon Prime para ndeshjes së sotme hapëse kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, me theks të veçantë për rikthimin në Ligën e Kampionëve dhe transferimin si pasues i Lukakut.

Lexo po ashtu Dzeko i lumtur që i është bashkuar Interit

35-vjeçari u soll për të zëvendësuar Lukakun, i cili u bashkua përsëri me Chelsean këtë verë, por boshnjaku nuk e ndjen presionin për të jetuar në trashëgiminë e belgut.

“Ai i ka dhënë shumë Interit në dy vitet e fundit. Ai fitoi Scudetton dhe ka bërë shumë gjëra”, ka thënë fillimisht Dzeko.

“Por, unë nuk e ndiej presionin, mendoj vetëm për Interin dhe si të ndihmojë ekipin”.

“Mezi pres të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve. Ne jemi gati dhe mezi presim”, përfundoi sulmuesi boshnjak. /Telegrafi/