Filloreta Raçi është njëra ndër këngëtaret më të dashura nga estrada shqiptare.
Kështu, përmes rrjeteve sociale ajo mban të azhurnuar fansat përmes postimeve të ndryshme nga përditshmëria.
Po ashtu, Fifi nuk i kursen pozat atraktive, ndërsa kësaj here të fundit ajo ka mahnitur me paraqitjen.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është shfaqur tërësisht pa grim, ndërsa ka përçuar edhe një mesazh.
“Nuk më duhet grim për të ndier veten”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Theksojmë se së fundmi ajo ka sjellë në treg këngën “Pa Gajle”, që erdhi në bashkëpunim me Young Zerka. /Telegrafi/