Telegrafi

“Nuk dola nga shtëpia për një vit” – Taylor Swift flet për incidentin famëkeq të telefonatës së Kanye West

Taylor Swift ka reflektuar mbi pasojat e një veprimi të Kim Kardashian pasi publikoi thirrjen famëkeqe të vitit 2016 mes këngëtares dhe Kanye West.

33-vjeçarja ka folur sinqerisht për telefonatën, që kishte të bënte me këngën kontroverse të West, “Famous”.

Ajo ka shpalosur të gjitha në një intervistë për revistën “Time”, pasi u shpall “Personi i Vitit”.

Foto: Getty Images

Në vitin 2016, Kardashian publikoi klipe të një bisede mes bashkëshortit të saj të atëhershëm dhe Swiftit, në të cilën ylli i muzikës pop dukej se miratonte tekstet e West për të në këngën e tij.

Ai e kishte ofenduar artisten dhe se pretendoi se e bëri të famshme.

Lexo po ashtu Taylor Swift shpallet ‘Personi i Vitit’ nga revista “Time”

Në këngë, West tha: “Ndjehem sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë akoma seks/ e bëra atë b**** të famshëm”.

Foto: Getty Images

Duke folur për Time, Swift tha se kur Kardashian publikoi thirrjen telefonike, e cila e bëri të dukej sikur këngëtarja e “Cruel Summer” e kishte miratuar, dukej sikur ishte ‘një vdekje për karrierën e saj’.

Ajo vazhdoi të shpjegonte se si telefonata ndikoi në reputacionin e saj, duke pretenduar: “Kim Kardashian e modifikoi dhe më pas e publikoi për t’u thënë të gjithëve se unë isha gënjeshtare”.

Taylor kujtoi se si kjo telefonatë ndikoi në shëndetin e saj mendor, përpara se të zbulonte se ajo u zhvendos në një shtëpi të re për t’u fshehur nga vëmendja.

Ajo gjithashtu përshkroi se si incidenti ndikoi në marrëdhëniet e saj me njerëzit përreth saj.

Foto: Getty Images

“Kjo më çoi psikologjikisht në një vend që nuk kam qenë kurrë më parë. U transferova në një vend të huaj. Unë isha në një shtëpi me qira për një vit”, shtoi këngëtarja.

“Kisha frikë të merrja telefonata. Unë i largova shumicën e njerëzve në jetën time, sepse nuk i besoja më askujt. Ka qenë shumë e vështirë për mua”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images