Telegrafi

Notat e lojtarëve: Reims 0-2 PSG, Mbappe më i miri – vlerësimi i Berishës dhe Messit

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini kreu detyrën në takimin ndaj Reims duke regjistruar edhe fitoren e katërt në Ligue 1 nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Duke u bazuar në paraqitjen më të mirë, parisienët kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi nikoqir.

Me dy gola të shënuar, Kylian Mbappe (8.5), me plot meritë është shpallur lojtari më i mirë i këtij takimi.

Lexo po ashtu PSG nënshtron ekipin e Reims në debutimin e Messit

Lionel Messi (6.7) hyri në fushë në minutën e 66-të të takimit, ashtu që nuk pati shumë minutazh për të treguar potencialin e tij.

Edhe pse luajti vetëm në gjysmën e dytë, mesfushori i Kosovës, Valon Berisha (7.1), ishte njëri ndër më të vlerësuarit te skuadra e tij.

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja ekipeve sipas SofaScore për ndeshjen Reims 0-2 PSG. /Telegrafi/