Telegrafi

Notat e lojtarëve: Milan 3-2 Sampdoria, Higuain lojtar i ndeshjes – zhgënjen Donnarumma

Gonzalo Higuain (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër Sampdorias në ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A.

Falë triumfit, Rossonerët janë vlerësuar me notë më të lartë mesatare (6.90) në krahasim me ekipin kundërshtar (6.56).

Gonzalo Higuain është shpallur lojtar i ndeshjes duke marrë notën më të lartë, 8.3.

Lexo po ashtu Milani fiton me rikthim trilerin ndaj Sampdorias

Golashënuesi tjetër, Suso ndodhet menjëherë pas tij (8.2), ndërsa notë të lartë ka marrë edhe Patrick Cutrone, i cili dhuroi një asistim dhe shënoi një gol.

Vlerësimin më të ulët te Milani dhe në përgjithësi në ndeshje, e ka marrë portieri Gianluigi Donnarumma (5.7), i cili pranoi dy gola.

Golashënuesit e Sampdorias, Riccardo Saponara (7.8) dhe Fabio Quagliarella (7.4) kanë marrë vlerësimet më të larta te skuadra e tyre.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Sampdorias (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/