Milani ka regjistruar fitore të rëndësishme kundër Sampdorias në ndeshjen e xhiros së dhjetë në Serie A.
Falë triumfit, Rossonerët janë vlerësuar me notë më të lartë mesatare (6.90) në krahasim me ekipin kundërshtar (6.56).
Gonzalo Higuain është shpallur lojtar i ndeshjes duke marrë notën më të lartë, 8.3.
Golashënuesi tjetër, Suso ndodhet menjëherë pas tij (8.2), ndërsa notë të lartë ka marrë edhe Patrick Cutrone, i cili dhuroi një asistim dhe shënoi një gol.
Vlerësimin më të ulët te Milani dhe në përgjithësi në ndeshje, e ka marrë portieri Gianluigi Donnarumma (5.7), i cili pranoi dy gola.
Golashënuesit e Sampdorias, Riccardo Saponara (7.8) dhe Fabio Quagliarella (7.4) kanë marrë vlerësimet më të larta te skuadra e tyre.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/