Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Kosovë 2-1 Republika e Çekisë: Shkëlqim nga mbrojtja në sulm

Kosova e ka marr fitoren e dytë me radhë në grupin A, duke e mposhtur Çekinë me rezultat 2-1.

Edhe pse skuadra ishte në disavantazh nga minuta e 14-të, kur shënoi Patrick Schick, djelmoshat u kthyen në lojë.

Vedat Muriqi shënoi për ta barazuar rezultatin, ndërsa Mërgim Vojvoda e shënoi golin e fitores.

Telegrafi Sport i ka notuar lojtarët në bazë të performancës në përballjen e stome.

Aro Muric 8

Portieri zhvilloi një paraqitje pozitive. Te goli nuk kishte faj. Pas golit kishte një pritje të jashtëzakonshme ndaj Schick.

Në dalje vazhdon të bëjë ‘gafa’ për arsye se del shpesh nga porta.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mërgim Vojvoda 9

Ndoshta loja e tij më e mirë prej se që luan te Kosova. Mirë në mbrojtje duke mbyllur hapësirat, por del edhe në sulm.

Kësaj radhe e shënoi golin e fitores.

Mërgim Vojvoda (Foto: Ridvan Slivova/Facebook)

Amir Rrahmani 8.5

Mbrojtësi prishtinas bëri një ndeshje të fortë, duke luftuar për çdo top. Edhe pse kishte punë me dy sulmues të mëdhenj, ai arriti t’i fitojë pothuajse të gjitha duelet në ajër.

Fidan Aliti 9

Mbrojtësi preshevar bëri një ndeshje shumë të mirë, pse të mos themi të shkëlqyer.

Madje ai e largoi topin dy herë nga vija fatale. Lufton shumë në ajër edhe pse është i shkurtër.

Florent Hadergjonaj 8.5

Djaloshi sot e zhvilloi ndeshjen e dytë me Kosovën. Ai luajti në krahun e majtë, që nuk është natyral për të, por që kishte paraqitje pozitive.

Idriz Voca 8

Shumë dyshojnë në të, por ai këto fjalë i fut në xhep. Lufton dhe fiton duele. Po tregon që ka të ardhme te Kosova.

Besar Halimi 8.5

‘Iniesta i Kosovës’. Shumë shpesh e dërgon ekipin përpara me pasimet e tij të bukura dhe të thjeshta. Sot e kishte një gabim që ka mundur të na kushtojë.

E ndjenë fanellë dhe lufton për të.

Edon Zhegrova 7.5

Ndeshje pas ndeshje, po ndjen përgjegjësi më shumë dhe po luan më thjeshtë.

U mundua sot, por zëvendësimi ishte i domosdoshëm.

Bersant Celina 8.5

Një yll në mesfushën e Kosovës. Ka talent të jashtëzakonshëm dhe po e përdor tanimë. Pason, gjuan, lufton për çdo top.

Celina ka filluar të bëhet lojtar i pazëvendësueshëm për Kosovën e Challandes.

Elbasan Rashani 8

Luajti nga minuta e parë. Asistoi te goli i parë i Kosovës, duke bërë një sprint të shpejtë.

Po tregohet lojtar i rëndësishëm për Kosovë në ndeshjet e fundit.

Lojtari i ndeshjes: Vedat Muriqi  9.5

Padyshim lojtari i ndeshjes. Sulmuesi përveç se shënoi, zhvilloi ndeshje të madhe. Lufton me mbrojtësit dhe e fiton çdo duel.

Kur pasohet topi te ai, gjithmonë e pranon edhe nëse ka dy mbrojtës pas shpine.

Kosovës i duhen minutat në fundin e lojës, topin në këmbët e tij ishte i sigurt. Ndeshja më e mirë prej se është pjesë e Kosovës.



Valon  Berisha  8

Futet në lojë në pjesën e dytë dhe atë menjëherë në ritëm. Asiston te goli i barazimit dhe lufton shumë në mesfushë.

I kishte munguar Kosovës.

Florent Muslija 7.5

Debutoi me Kosovën. Luajti mbi 30 minuta dhe kishte paraqitje pozitive. Mundohet ta përdor shpënësin e tij, por pa sukses në disa situata.

Anel Rashkaj

Futet në fund të lojës. Nuk ka minuta për ta notuar.



Bernard Challandes 9

Me pesë mungesa të rëndësishme, ai arriti që ta bëjë sërish një skuadër të fortë.

Fitore për Kosovën që ai e drejton. Formacioni i njëjtë, por secili që futet e bën më të mirën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version