Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së katërt në Serie A, ndërmjet Juventusit dhe Milanit, ndërsa dy skuadrat janë vlerësuar me nota të përafërta mesatare.
Te Bianconerët për paraqitje të mirë janë veçuar sulmuesit dhe mbrojtësit, derisa mesfusha ka qenë më e dobët.
Paulo Dybala (7.6) dhe Leonardo Bonucci (7.6) kanë marrë notat më të larta te ekipi nikoqir.
Te mysafirët është vlerësuar golashënuesi Ante Rebic (7.4), asistuesi Sandro Tonali (7.3) dhe portieri Mike Maignan (7.2).
Në vijim është vlerësimi i plotë, sipas SofaScore, i lojtarëve nga të dyja ekipet në takimin Juventus 1-1 Milan. /Telegrafi/