Telegrafi

Notat e lojtarëve: Inter 1-0 Napoli, Rrahmani më i miri te mysafirët

Duke u mjaftuar me një gol, Interi ia ka shkaktuar Napolit humbjen e parë sezonale në kampionatin Italian.

Në sfidën e zhvilluar në Giuseppe Meazza, Nerazzurrët kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vizitor.

Mesfushori Nicolo Barrela ka marrë vlerëismin më të lartë, i ndjekur nga qendërmbrojtësi Milan Skriniar dhe golashënuesi Edin Dzeko.

Futbollisti me vlerësimin më të lartë te Partenopei, është mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Inter 1-0 Napoli. /Telegrafi/