Tetë gola u shënuan në Stamford Bridge në takimin e Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Ajaxit që u mbyll baras.
Përkundër rezultati të barabartë, nikoqirët luajtën më mirë, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë (6.97), në raport me ekipin kundërshtar (6.33).
Mesfushori i Bluve, Jorginho, ka marrë notën më të lartë (8.0), ndërsa në anën tjetër më i vlerësuari ishte Hakim Ziyech (7.8).
Mbrojtësit e përjashtuar të Ajaxit, Joel Veltman (4.3) dhe Daley Blind (4.9), kanë marrë notat më të ulëta, por edhe portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga (5.6), nuk ka marrë vlerësim të mirë.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/