Telegrafi

Notat e lojtarëve: Arsenal 2-1 Wolves, Lacazette më i miri në fushë

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali është rikthyer nga disavantazhi që e pati në pjesën me të madhe të takimit ndaj Wolverhampton Wanderers për të shënuar dy gola në fund dhe për të rezultuar triumfues.

Si skuadra fituese, Topçinjtë kanë marrë notë mesatare më të lartë në raport me Wolves për ndeshjen e zhvilluar në Emirates Stadium.

I angazhuar gjatë gjithë lojës dhe si realizues i golit të fitore, Alexandre Lacazette është vlerësuar me notën më të lartë në këtë takim.

Lexo po ashtu Triumf sensacional i Arsenalit me rikthim ndaj Wolverhamptonit

Paraqitje shumë e mirë edhe Nicolas Pepe, i cili u inkuadrua në 20 minutat e fundit për të shënuar një gol dhe për të dhuruar një asistim.

Performanca e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, ishte për notë kaluese, por jo në formën e tij më të mirë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Arsenal 2-1 Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/