Telegrafi

Notat e lojtarëve: Arsenal 2-1 Chelsea, Xhaka dhe Mustafi ndër më të mirët te Topçinjtë

(Foto: Getty Images)

Arsenali e ka eliminuar Chelsean nga Kupa EFL për të siguruar pjesëmarrjen në finale të kësaj gare që ndryshe njihet edhe si Carabao Cup.

Vlerësimi i mesatar i të dyja skuadrave ishte i përafërt, skuadra e Arsenalit ka marrë notën 6.87, kurse ajo e Chelseat 6.59.

Nota më e lartë te vendasit ishte 7.5 (Jack Wilshere dhe Monreal), ndërsa Granit Xhaka (7.4) dhe Shkodran Mustafi (7.3) ishin ndër më të mirët në skuadrën e tyre.

Vlerësimi më i ulët te Topçinjtë i është bërë portierit David Ospina (6.1). Më mirë nuk ka kaluar edhe homologu i tij te skuadra kundërshtare, Willy Caballero (6.2).

Notën më të lartë në këtë sfidë e ka marrë golashënuesi i vetëm i Bluve, Eden Hazard (8.4).

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Arsenalit

 

Notat e lojtarëve të Chelseat

/Telegrafi/