Telegrafi

Noizy publikon një video të Luizit duke vallëzuar me këngën e tij: Po ta dije sa viral je bërë

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli arriti që brenda një periudhe të shkurtër të fitonte simpatinë e publikut.

Ndonëse karriera e tij muzikore daton shumë vite më parë, pjesëmarrja e Luizit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania e ka kthyer në një ndër emrat më të komentuar.

Kur ka mbetur pak më shumë se një javë deri në finalen e BBVA, përkrahja për të nuk po mungon as prej emrave më të njohur të estradës siç është reperi Noizy.

Foto: Noizy/Instagram

Rap-artisti në disa raste deri më tani ka treguar mbështetjen e tij për shkodranin dhe këtë e ka bërë edhe në një postim të fundit në InstaStory.

Lexo po ashtu Kiara me dedikim në përkrahje të Luizit: Forca edhe pak ka ngelur

Noizy ka postuar video të Luizit duke kërcyer me këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, me të cilën video të Luizit u bën virale në TikTok.

Tutje, në postimin e tij reperi nga Durrësi ka kërkuar fitoren e Luizit në këtë edicion të shtëpisë së famshme.

 

“O çapaçule me e ditë tis a viral je bërë me këtë këngë, fitore”, ka shkruar Luizi sipër videos që ndau me fansat.

Në anën tjetër, edhe vetë Luizi në disa raste ka përmendur Noizy madje ai edhe i ka kërkuar një bashkëpunim pasi ai të dalë nga BBVA.

Mbetet të shihet nëse dyshja do të bashkohen për një projekt muzikor që do të ishte i pari i tyre. /Telegrafi/