Telegrafi

“Me njerëz të mirë”, Fifi publikon fotografi me disa nga banorët e larguar nga Big Brother VIP

Foto: Instagram

Të gjithë kanë qenë pjesë e një formati televiziv që ka bërë bujë prej disa muajsh.

Bëhet fjalë për programin Big Brother VIP që mblodhi një sërë personalitetesh të famshme nga Kosova e Shqipëria.

Filloreta Raç-Fifi, DJ PM, Sarah Berisha, Sabiani e Kledi Hysa janë banorët tanimë të larguar nga BBV VIP që janë mbledhur jashtë e kanë pozuar së bashku.

Fotografia u publikua në Instagram nga Fifi, gjersa siç shihet janë argëtuar mjaft shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

“Me njerëz të mirë, faleminderit Big Brother VIP”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Sarah ka qenë e fundit që u tërhoq nga gara në spektaklin e së martës, e cila njëherësh hoqi dorë edhe nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh.

Duhet theksuar se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë hyrë pesë banorë të rinj. /Telegrafi/