Deputeti i pavarur, Haki Abazi ka reaguar pas ngjarjes së sotme që ndodhi në IML, ku nga zjarri u dogjën dy zyra në këtë institutit.
Ai hedhur akuza se objekti i IML-së është djegur nga vet pushteti pas marrjes në pyetje të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Njëherë e vodhën, tani e dogjën dhe në ndërkohë Ministrja e Drejtësisë bën padrejtësinë e shkelje të rëndë, duke degraduar e interferuar me shtyllën e pavarur, nga pozita e ministres dhe në prapaskenë me logon e qeverisë së republikës fyen prokurorin”, ka shkruar Abazi.
Abazi ka theksuar tutje se ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm.
“Deklarata publike pas intervistimit nga prokurori i rastit dëshmon që komunistët nuk besojnë në drejtësinë e pavarur, nuk e durojnë drejtësinë që nuk është sipas dëshirës së tyre. Kjo sjellje dhe ky interferim nga pozita të larta është i rrezikshëm e është i papranueshëm për shoqëritë demokratike. Ky nuk është ndryshimi, ky është VetëVazhdimi!”, ka shkruar Abazi. /Telegrafi/