Telegrafi

Me një veprim të papritur, Caicedo i dërgon letër të hapur Brightonit

Mesfushori i Brighton, Moises Caicedo, ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga klubi në një letër të hapur në Instagramin e tij.

Deklarata vjen pasi Brighton refuzoi një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Arsenali për 21-vjeçarin të premten. Chelsea gjithashtu dështoi me një ofertë prej 60 milionë euro javën e kaluar.

“I jam mirënjohës Brighton që më dha mundësinë të vij në Ligën Premier dhe ndjej se kam bërë gjithmonë më të mirën time”, thuhet në postimin e Caicedo.

Lexo po ashtu Chelsea me ofertë të përmirësuar për Caicedon

Caicedo ka bërë 26 paraqitje në elitën e futbollit anglez, duke shënuar dy herë dhe ka kontratë deri në vitin 2025.

“Unë luaj gjithmonë futboll me buzëqeshje dhe me zemër”, thuhet në deklaratën e reprezentuesit të Ekuadorit. “Jam krenar që jam në gjendje të sjell një tarifë rekorde transferimi për Brightonin që do t’i lejonte ata ta riinvestonin atë dhe të ndihmonte klubin të vazhdojë të jetë i suksesshëm”.

Lexo po ashtu Chelsea ka tanimë alternativën nëse nuk arrihet Enzo Fernandez

“Unë jam më i riu nga 10 vëllezërit e motrat nga një edukim i dobët në Santa Domingo në Ekuador. Ëndrra ime gjithmonë të jem lojtari më i dekoruar në historinë e Ekuadorit”.

“Tifozët më kanë marrë në zemrat e tyre dhe ata do të jenë gjithmonë në zemrën time, kështu që shpresoj që ata të kuptojnë pse dua të shfrytëzoj këtë mundësi madhështore”, thuhet në shkrimin e tij. /Telegrafi/