Site icon Telegrafi

Një vajzë, arsyeja që Ardian Bujupi ia nisi muzikës

Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi aktualisht ndodhet në Kosovë, ku së bashku me Dj Dalool janë të angazhuar në mbrëmje të shumta muzikore.

I famshëm në Gjermani dhe jo vetëm, Ardiani, për mediat kosovare ka folur rreth fillimeve të karrierës muzikore, duke zbuluar mënyrën se si nisi gjithçka.

“Fillimisht isha pjesë e korit të shkollës, ku u futa vetëm se aty ishte një vajzë që më pëlqente, unë nuk e kam ditur se di të këndoj, por pastaj në koncertin e shkollës kur pash reagimin e njerëzve, ku kishte edhe lot, e kuptova se këtu ka diçka ,un di të këndoj”, tha Ardiani, i cili historinë me vajzën e mbylli aty pasi ndërroj shkollën dhe me të është takuar vetëm edhe njëherë, transmeton Telegrafi.

Këngëtari shqiptar, veç tjerash ka folur edhe për jetën e vështirë që kanë pasur fillimisht në Gjermani ai dhe familja e tij, ku veçon ndërrimin e shpeshtë të qytetit dhe shtëpive duke u përpjekur çdoherë për një jetë më të mirë.

Bujupi për momentin po shijon suksesin e këngës “ A po don me?”, të cilën e solli për tregun shqiptar gjatë muajit qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version