Telegrafi

Një tjetër skuadër italiane do ta blejë amerikanin Reynolds dhe në verë pastaj do të duhet t’ia shes Juventusit

Bryan Reynolds do të bëjë hapin e madh në karrierë duke u transferuar në Evropë.

Mbrojtësi i djathtë amerikan ka shkëlqyer në Dallas dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane, ku Juventus dhe Roma e duan atë.

Megjithatë garën për transferimin e tij e ka fituar Juventusi për një shumë prej 7,5 milionë eurove.

Por problemi qëndron se Zonja e Vjetër nuk mund ta regjistrojë lojtarin pasi ata kanë mbushur të gjithë vendet për lojtarët nga jashtë bashkimit evropian.

Kjo ka bërë që Zonja e Vjetër të gjejë një marrëveshje me Beneventon, ku klubi i rikthyer në Serie A do të paguajë njëherë për transferimin e Reynolds në Serie A.

19-vjeçari zyrtarisht pritet që këtë javë të transferohet te Benevento, por aty do të qëndrojë vetëm gjashtë muaj.

Në qershor të këtij viti, Benevento do të pranojë ofertën e Juventusit prej 7,5 milionë euro për lojtarin, pasi Zonja e Vjetër besohet se do të mund ta regjistrojë për edicionin e ri.

Të njëjtën marrëveshje me një tjetër klub Juventusi e kishte bërë edhe dy vite më parë me mbrojtësin Merih Demiral.

Turku iu kishte bashkuar Sassulos për gjashtë muaj pasi Juve nuk mund ta regjistronte dhe pastaj ishte transferuar në Allianz Stadium. /Telegrafi/