Tash e një kohë, Tayna ka paralajmëruar se është duke ardhur me një këngë të re, të cilën do ta shoqërojë me videoklip.
“Teket” është titulli i këngës, të cilën janë duke e pritur fansat e shumtë të reperes nga Prizreni.
Përmes një postimi të ri në rrjetet sociale, ajo ka treguar se kur do ta lansojë projektin e ri muzikor.
“Nesër ‘Teket’”, ka shkruar Doruntina Shala duke njoftuar se kënga e re do të publikohet të enjten.
Postimi është shoqëruar me një fotografi, në të cilën Tayna, si rëndom, shfaqet tërheqëse. /Telegrafi/