Site icon Telegrafi

Një pjesë e trupave ruse janë tërhequr nga Ukraina, dëshmi se nuk po mund të avancojnë në shumë fronte dhe kanë pësuar humbje të mëdha

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket situatës në Ukrainës, ku thuhet se një pjesë e njësive ushtarake ruse janë detyruar të rikthehen në Rusi dhe Bjellorusi – pasi kanë pësuar humbje të mëdha.

“Njësitë ruse kanë pësuar humbje të mëdha – duke u detyruar të rikthehen në Bjellorusi dhe Rusi për t’u riorganizuar dhe rigrupuar”, thuhet ndër tjera në raport, transmeton Telegrafi.

Nga kjo ministri konsiderojnë se aktivitete të tilla janë presion shtesë në logjistikën ruse, dhe tregojnë vështirësitë në të cilat ka hasur Rusia që planifikon riorganizim të njësive që i ka patur në linjën e frontit brenda Ukrainës.

Lexo po ashtu Ushtria ruse sërish kryen sulme ajrore në periferi të Kievit

“Rusia sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë të kompensoj aftësitë e zvogëluara të këmbësorisë – duke planifikuar sulme artilerike”, thuhet ndër tjera.

Mbrëmë zëvendësi i ministrit rus të Mbrojtjes, Alexandar Fomin, pas bisedimeve mes përfaqësuesve ukrainas dhe atyre rusë në Stamboll, ka thënë se Moska në mënyrë drastike do të zvogëlojë aktivitetet ushtarake në Kiev dhe Chernihiv.

Lexo po ashtu Zelensky për takimin e sotëm Rusi-Ukrainë në Turqi: Vetëm rezultateve konkrete duhet besuar

Formin shtoi se kjo do të rrit besimin ndërmjet vete para se të vazhdojnë tutje bisedimet, dhe të arrihet ndonjë marrëveshje e mundshme paqeje me palën ukrainase.

Megjithatë shumë janë skeptikë për paralajmërimet ruse dhe zvogëlimin e operacioneve ushtarake në Ukrainë. Besohet se rusët do të shfrytëzojnë “historinë” e tërheqjes për t’u rigrupuar. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version