Telegrafi

Një person në Pejë sulmon zyrtarët policorë pasi e gjobitën – njërit ia thyen dorën

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të martën në Pejë, pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit i dyshuar ka rezistuar me ç’ rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar për Telegrafin se brenda afatit ligjor, do të paraqesin kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari është ndaluar për 48 orë. Prokurori i Shtetit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.

Ndërsa, Telegrafi mëson se incidenti ka ndodhur për shkak të shqiptimit të një gjobë dhe se njëri nga zyrtarët policorë, si pasojë e sulmit nga i dyshuari ka pësuar thyerje të dorës. /Telegrafi/