Telegrafi

“Një përqafim të madh për të gjithë” – Pochettino tallet me El Chiringution në lidhje me transferimin e Mbappes

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino hodhi poshtë zërat se Kylian Mbappe do të bashkohet me Real Madridin në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sulmuesi francez ishte lidhur shumë me një lëvizje në Bernabeu këtë verë, me kanalin televiziv spanjoll El Chiringuito që vazhdimisht sugjeron që një marrëveshje është e pashmangshme.

Por, kur u pyet për të ardhmen e Mbappes, trajneri argjentinas bëri një tallje me mediumin duke u thënë se kanë një ‘përqafim të madh’ për të gjithë në El Chiringuito TV, përfshirë prezantuesin kryesor Josep Pedrerol.

Lexo po ashtu E fshiu videon, por pothuajse të gjithë e panë - Mbappe ngacmoi tifozët e Real Madridit në Instagram me transferimin e tij që nuk u realizua

Pedrerol ka qenë i bindur se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë. Në prill të vitit 2021, ai i tha kanalit ‘E përsëris, Mbappe do të luajë për Real Madridin sezonin e ardhshëm’ dhe sot ai tha se një marrëveshje ishte ende ‘e mundur’.

Të hënën, megjithatë, Sky Sports News raportoi se PSG nuk po prantonte ofertën e vetme që Real Madridi ka bërë për Mbappen, e cila shkonte rreth 170 milionë euro.

Lexo po ashtu Në detaje - e gjitha që ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror 2021

Besohet se skuadra spanjolle do të ringjallë interesin e tyre për Mbapen në afatin kalimtar të janarit, i cili hapet më 1 janar të vitit të ardhshëm.

Ancelotti, siç citohet nga Goal, pranoi se Mbappe ishte një “lojtar i madh” para fitores 1-0 të Madridit kundër Real Betisit, por se një transferim i mundshëm që përfshinte ekipin e tij ishte “një gjë për ata që menaxhojnë klubin”.

Që kur iu bashkua PSG-së si huazim në vitin 2017, Mbappe është zhvilluar shpejt në një nga lojtarët më të mirë në botë, duke shënuar 94 gola në 111 ndeshje.

Ai është gjithashtu i impresionuar në skenën ndërkombëtare, duke shënuar 17 herë në 48 paraqitje për Francën, e cila përfshin një goditje mahnitëse në Finalen e Kupës së Botës 2018.

Pra, ndërsa Pedrerol nuk doli të ishte i saktë, mos u habitni kur shihni se Real Madridi teston nervat e Pochettinos dhe PSG përsëri në vitin e ri. /Telegrafi/