Ylli i Barcelonës, Lionel Messi u ngacmua nga një mbledhës i topave në Anfield pas fitores 4-0 të Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli arriti të bëjë një nga rikthimet me të çmendura në botën e futbollit, ku pas humbjes 3-0 në Camp Nou arriti ta përmbys atë me një fitore 4-0 në Anfield.
Fitorja e klubit anglez ka gëzuar pamasë tifozët e Reds, të cilët e kanë shfaqur në mënyra të ndryshme.
Një festim të madh, por të paarsyeshëm e bëri një mbledhës i topave, i cili nuk ngjau aspak me atë që ndihmoi ekipin të shënoj golin e katërt duke asistuar Trent Alexander-Arnoldin, i cili asistoi për Divock Origin.
Festimi i njëri nga mbledhësit e topave erdhi pas përfundimit të ndeshjes, ku djaloshi vrapoi në drejtim të Messit duke ia drejtuar dy gishta në fytyrën e tij.
Me të hyr në fushë, pas djaloshit u vërsulën sigurimi i stadiumit duke arritur ta ndalin atë dhe ta largojnë nga ngacmimi i vrazhdë që po i bënte argjentinasit.
Sipas mediave angleze, kjo shenjë thuhet se në Angli përdoret për të shprehur antipati apo zemërim ndaj dikujt. /Telegrafi/