‘Derby della Madonnina’, pritet të jetë i zjarrtë sonte mes Milanit dhe Interit.
Por para ndeshjes derbi, trajneri i Milanit Vincenzo Montella ka dalë në një darkë pune.
Montella ishte në darkë me yllin e Interit, Stevan Jovetic për ta bindur atë t’i bashkohet Milanit në janar.
Mediat italiane kanë zbuluar se Montella po tenton me gjitha forcat transferimin e Joveticit në ‘San Siro’.
Dyshja kishte punuar së bashku edhe sa ishte malazezi në Fiorentina ku po kalonte formën më të mirë në karrierë.
Darka e Montellas me Joveticin është zbuluar nga mediat italiane, ndërsa malazezi është kritikuar për këtë gjë që e ka bërë para derbit.
Milan pritet të dërgojë një ofertë prej 12 milionë euro për transferimin e Joveticit. /Telegrafi/