Telegrafi

“Një natë e bukur në Washington”, Dukagjin Lipa sjell imazhe të reja përkrah Duas gjatë pjesëmarrjes në Këshillin Atlantik

Artistja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të mërkurën (10 nëntor) mori pjesë në Këshillin Atlantik në mesin e shumë personaliteteve të njohura dhe me ndikim.

Këngëtarja u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, në Distinguished Leadership Awards.

Në këtë mbrëmje ajo ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ashtu mbajti një fjalim.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Ndërsa prezent për ta përkrahur të bijën ishte edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili së fundi ndau disa imazhe nga kjo pjesëmarrje.

Lexo po ashtu Fjalimi i plotë i këngëtares Dua Lipa në Këshillin Atlantik - ajo ishte zëri i çdo qytetari të Kosovës, posaçërisht të rinjve

“Një natë e bukur në Këshillin Atlantik, në Washington D.C. Faleminderit të gjithëve për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Dukagjini në disa fotografi ku shihet përkrah Duas.

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Ndërsa kujtojmë që pasi pranoi çmimin, ylli shqiptar i muzikës mbajti një fjalim duke u shprehur me krenari për Kosovën, kulturën dhe rinin.

Ndërkohë, mes tjera ajo kërkojë nga BE edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

 

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

 

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram