Artistja shqiptare, me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, të mërkurën (10 nëntor) mori pjesë në Këshillin Atlantik në mesin e shumë personaliteteve të njohura dhe me ndikim.
Këngëtarja u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”, në Distinguished Leadership Awards.
Në këtë mbrëmje ajo ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ashtu mbajti një fjalim.
Ndërsa prezent për ta përkrahur të bijën ishte edhe babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili së fundi ndau disa imazhe nga kjo pjesëmarrje.
“Një natë e bukur në Këshillin Atlantik, në Washington D.C. Faleminderit të gjithëve për pritjen e mrekullueshme”, ka shkruar Dukagjini në disa fotografi ku shihet përkrah Duas.
Ndërsa kujtojmë që pasi pranoi çmimin, ylli shqiptar i muzikës mbajti një fjalim duke u shprehur me krenari për Kosovën, kulturën dhe rinin.
Ndërkohë, mes tjera ajo kërkojë nga BE edhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/