Një i mitur është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në pikën e derivateve ka depërtuar me forcë dhe nga aty ka vjedhur pije dhe cigare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën në lagjen “Kuvajti”, në Podujevë.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, nën dyshimin se i njëjti në pikën e derivateve ka depërtuar me forcë dhe nga aty ka vjedhur pije dhe cigare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/