Site icon Telegrafi

Mbi 1 mijë automjete që ishin me targa ilegale, janë regjistruar në RKS

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë një mijë vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani theksoi për Telegrafin se interesimi është gjithnjë në rritje e sipër.

“Numri i automjeteve të cilat janë regjistruar në RKS, që nga fillimi i nëntorit e deri tani ka shkuar në një mijë”, ka thënë Elshani.

Pos ditës së shtunë, po shqyrtohet mundësia që edhe të dielave të u mundësohet qytetarëve që dëshirojnë të konvertojnë targat RKS.

Lexo po ashtu Resgjistrimi i veturave me targa "RKS", MPB njofton se qendrat në veri do të punojnë edhe të shtunën

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. /Telegrafi/

Exit mobile version