Në kohën e fundit tek Juventusi është shfaqur super talenti Paulo Dybala, i cili ka filluar të krahasohet edhe me Lionel Messin.
Performanca e Paulo Dybalas te Juventusi këtë sezon është fantastike, pasi deri më tani ka shënuar 17 gola.
Ai njihet me nofkën ‘La Joya’ (Stolia) dhe këtë e kishte marrë që nga koha kur luante në Palermo.
“ Dybala është i njëjtë me Tevezin. Ai mund të luajë si sulmues klasik dhe si sulmues i dytë. Ai kërkon të jetë më i lirë që të vijë në mesfushë të marr topin”.
“Ai është shumë i fortë në një me një kur del përballë portierit dhe këtë e pamë kundër Manuel Neuerit në Ligën e Kampionëve”.
“Nëse Dybala vazhdon me këtë formë do të bëhet një yll i madh i futbollit. Ndoshta nuk bëhet Messi ose Ronaldo i ri, por nivelin e Agueros dhe Wayne Rooney do ta arrijë”, ka thënë analisti i Sky Italia, Augusto De Bartolo.
Presidenti i Palermos, Zamparini, kur e kishte shitur për 40 milionë euro kishte thënë se do të arrijë edhe Messin.
“Ata e kanë marrë për 40 milionë euro nga ne. Pas dy viteve ai do të bëhet më i mirë se Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Lionel Messi”. /Telegrafi/