Telegrafi

Një kthesë e re në sagën e Superligës Evropiane – Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi mund të përballen me sanksione nga UEFA

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona mund të përballen me sanksione, duke përfshirë një ndalim nga garat evropiane, pasi një gjyqtar i ri në gjykatën e Madridit ka hequr urdhrin e vendosur ndaj UEFA-s.

Juve, Reali dhe Barça janë tre skuadrat e vetme të përfshira ende zyrtarisht në Superligën Evropiane të shkëputur nga UEFA, të shpallur një vit më parë, por e cila u rrëzua brenda 48 orëve nga nisja e saj.

UEFA kërcënoi me sanksione për të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë gjoba 100 milionë euro dhe ndalim nga garat evropiane.

Lexo po ashtu Çeferin godet Realin, Barcelonen dhe Juventusin për Superligën evropiane, por flet edhe për luftën në Ukrainë: Një futbollist ka ardhur direkt në shtëpinë time

Megjithatë, një gjykatë e Madridit kishte vendosur një urdhër për UEFA-n, duke e bërë të pamundur që organi drejtues i futbollit evropian të marrë masa kundër klubeve të përfshira.

Skenari tani ka ndryshuar pasi UEFA ka fituar një apel duke parë heqjen e urdhrit. Kjo do të thotë se tre gjigantët evropianë tani mund të përballen me një ndalim nga UEFA.

 

Që nga sot, Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona janë jashtë ECA-s, por janë ende të përfshirë në garat evropiane dhe nuk janë përballur me asnjë sanksion për shkak të përpjekjes së tyre për të krijuar një garë alternative evropian për klubet elitare.

Mbetet për t’u parë nëse UEFA do të marrë masa dhe me çfarë pasojash mund të përballen tre gjigantët evropianë. /Telegrafi/