Një klubi shqiptar i paidentifikuar është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin Mason Greenwood nga Manchester Unitedi këtë verë.
Sulmuesi anglez do të largohet nga Manchester United pasi klubi njoftoi se do të vazhdojë karrierën e tij larg Old Trafford pas një hetimi të brendshëm ndaj lojtarit.
21-vjeçari u arrestua me dyshimin për përdhunim, sulm dhe kërcënime për vrasje në janar 2022. Akuzat u hoqën nga Prokuroria në shkurt të këtij viti.
Që nga ai lajm, Djajtë e Kuq kryen një hetim të brendshëm për arrestimin fillestar, ku pas rezultatit ata njoftuan se do të ishte ndarje reciproke.
Greenwood që atëherë është lidhur me një lëvizje në Superligën e Arabisë Saudite te klubi Al Ettifaq, një histori të cilën menaxheri Steven Gerrard e quajti ‘lajme të rreme’ në mediat sociale.
Unnamed Albanian club place interest in outgoing Man United forward Mason Greenwood https://t.co/qhoKOUFuDE
— talkSPORT (@talkSPORT) August 24, 2023
Megjithatë, mediumi britanik talkSPORT ka kuptuar se një skuadër shqiptare e paidentifikuar ka regjistruar interesim për transferimin e Greenwood.
Ditëve të fundit të afatit kalimtar pritet të ketë më shumë të reja rreth të ardhmes së anglezit, i cili vetëm hijen e ka në Old Trafford. /Telegrafi/