Site icon Telegrafi

Një klub i madh anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Dean Huijsen

Chelsea pritet të rivalizojë Real Madridin për transferimin e Dean Huijsen nga Bournemouth gjatë afatit kalimtar veror. 

Adoleshenti spanjoll ka shkëlyqer në elitën e futbollit anglez këtë sezon. Huijsen bëri debutimin e tij për Spanjën në barazimin 2-2 ndaj Holandës të enjten. 

Është raportuar se Real Madridi po monitoron situatën e tij me synimin që të bëjë një ofertë në verë, pasi Huijsen është deklaruar si tifoz i ‘Los Blancos’. 

Sidoqoftë, Marca ka raportuar se Chelsea po ashtu po mban një sy afër tek progresi i spanjollit. 

‘Blutë e Londrës’ kanë shpenzuar mjaft shumë për të ardhmen gjatë sezoneve të fundit dhe 19-vjeçari do t’i përshtatej politikës së tyre të transferimeve. 

Megjithatë, e përditshmja spanjolle beson se Huijsen do të konsideronte vetëm një kalim në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë verës. 

I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll
Lexo po ashtu I kërkuar me ngulm nga Real Madridi, Dean Huijsen i kthen përgjigje zyrtare gjigantit spanjoll

Huijsen ka zgjedhur që të përfaqësojë Spanjën, por në fakt ai është lindur nga prindërit holandezë në Amsterdam. 

Ai u bë zyrtarisht qytetar i Spanjës në vitin 2024 dhe bëri debutimin e tij me ‘Furinë e Kuqe’ në ditëlindjen e tij. 

Huijsen pritet që të luajë nga minuta e parë në ndeshjen e dytë ndaj Holandës në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kombeve./Telegrafi/

Exit mobile version