Në kuadër të festivalit “Cully Jazz” që fillon sot në Cyllu të kantoni Vaud, prezantohet me një koncert edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elina Duni.
Këngëtarja shqiptare-zvicerane Elina Duni, do të prezantahohet më 12 prill, me një koncert solo të përcjell nga piano, kitarë apo bateritë.
“Ajo është një ndër miket e ngushta të festivalit, që nuk do prezantim. Sidoqoftë, kjo këngëtare e jashtëzakonshme vazhdon të na befasojë dhe të mahnitë. Elina Duni ka bërë një emër bashkë me kuartetin e saj, ndërsa mirëkuptimi dhe baraspeshimi i përkryer bëri që albumi i saj i shkëlqyer, ‘Matanë malit’, të nënshkruhet nga ECM”, thuhet në faqen e Festivalit “Cully Jazz”.
Elina Duni interpreton solo në këtë koncert, pa kuartetin e saj, këngë nga albumi i saj i ri “Dallëndyshe (L’hirondelle) – Amour et Exil”.