Site icon Telegrafi

Një grua kanosi policët në Pejë, dërgohet në mbajtje

Foto: Ilustrim

Një grua është arrestuar pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:55 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version