Site icon Telegrafi

Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje vret ndihmësin e shefit të ushtrisë ukrainase – mediat sjellin detajet

Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje ka hedhur në erë dhe ka vrarë një ndihmës të ngushtë të kreut të forcave të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny.

Majori Hennadiy Chastyakov, 39 vjeç, ishte kthyer në banesën e tij me dhurata nga kolegët e tij dhe po i hapte ato me djalin e tij kur granata shpërtheu, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Chastyakov u vra dhe djali i tij 13-vjeçar u plagos rëndë.

Shpërthimi është cilësuar si një “aksident tragjik” dhe ministri i bëri thirrje publikut që të presë rezultatin e një hetimi zyrtar.

Policia tha se shpërthimi në banesën e familjes në Chaiky në periferi perëndimore të Kievit kishte qenë “si rezultat i trajtimit të pakujdesshëm të municioneve”.

Por shpejt doli se në banesë ishin gjetur edhe pesë granata të tjera. Z. Klymenko tha se ata kishin qenë një dhuratë nga një koleg në ushtri.

Një burim i tha Ukrainska Pravda se shishja kishte qenë në një “kuti dhuratë” me gota në formë granate dhe shpërthimi ndodhi kur ai e hapi atë. /Telegrafi/

Exit mobile version