Site icon Telegrafi

Me një fotografi tërheqëse, Dhurata i gëzohet suksesit të këngës “Mi Amor”

(Foto: Instagram/dhuratadora)

“Mi Amor” mban titullin kënga të cilën Dhurata Dora dhe Noizy e lansuan më 23 korrik.

Projekti u kompletua edhe nga ana vizuale me një video muzikore të xhiruar nga produksioni Entermedia.

Dhe tash pak më shumë se dy javë nga publikimi, videoklipi i lansuar në YouTube numëron më shumë se 16 milionë shikime.

(Foto: Instagram/dhuratadora)

Këngëtarja i është gëzuar këtij suksesi duke shpërndarë një fotografi në Instagram, përmes të cilës i njofton fansat e saj për këtë arritje.

Lexo po ashtu Dhurata dhe Noizy bashkojnë forcat për “Mi Amor” që premton të shndërrohet në hit

“Po vet e lype se ka dasht dhuratë”, është përshkrimi i fotografisë që i referohet vargut të këngës. /Telegrafi/

Exit mobile version