Site icon Telegrafi

Një flamur kundër luftës në zemër të Moskës

Flamuri bardheblu i “krijuar” nga opozita kundër luftës e Rusisë mund të shihet në zemër të Moskës të hënën.

Kështu supozojnë disa pamje të cilat thuhet se janë postuar nga një grup i armatosur që më herët pretendoi se ka merita për një sulm në një fshat rus pranë kufirit me Ukrainën, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Legjioni i Lirisë së Rusisë” përbëhet nga disidentë rusë që kundërshtojnë luftën e vendit të tyre në Ukrainë.

Lexo po ashtu Shefi i Wagner: Deri më 1 qershor largohemi nga Bakhmuti

Në javët e fundit ky grup ka pretenduar se ka kryer një numër sulmesh ndërkufitare në rajonin jugperëndimor rus të Belgorodit, me grupin të hënën që madje pohoi se kishte kryer “çlirimin” e disa fshatrave në zonë.

Qeveria ruse ka pranuar se një lloj sulmi ka ndodhur të hënën, duke i përshkruar autorët si “diversantë”, sipas RIA Novosti, një agjenci shtetërore ruse e lajmeve.

E guvernatori i rajonit që atëherë ka vendosur një bllokim të komunikimeve dhe tha se civilët po ikin në vazhdën e një “operacioni kundër-terrorizmit”, raportoi Reuters.

Ndërsa Ukraina strehon grupin, një këshilltar i qeverisë në Kiev i përshkroi anëtarët e saj si shtetas rusë.

Dhe udhëheqësi i saj civil thuhet se është Ilya Ponomarev, një ish-deputet rus që kundërshtoi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe tani jeton në Ukrainë.

Business Insider nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur pretendimet dhe grupi nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment, por një ndërtesë e parë në një video të postuar nga grupi mund të identifikohet qartë si Universiteti Shtetëror i Moskës, i cili është më pak se 10 kilometra nga Kremlini. /Telegrafi/

Exit mobile version