Telegrafi

Me një dukje ndryshe, Zaimina pyet fansat nëse duhet ta mbyllë vitin si zeshkane apo bionde

(Foto: Instagram/zaimina_vasjari)

Ka kohë që Zaimina Vasjari nuk është aktive në muzikë, porse ajo vazhdon të përcillet nga fansat e saj të shumtë.

Këngëtarja e shndërruar në sipërmarrëse numëron afro 600 mijë ndjekës në Instagram, ku publikon imazhe të ndryshme që shpesh vënë në plan të parë dukjen e saj.

Gjatë fundjavës, ajo ja sjellë disa fotografi në të cilat shfaqet si bionde duke i pyetur fansat e saj se cilën dukje e preferojnë.

(Foto: Instagram/zaimina_vasjari)

“Ta mbyll vitin brune apo zeshkane”, është pyetja që ua ka drejtuar ndjekësve të saj të shumtë.

Lexo po ashtu Zaimina shfaqet tërheqëse me fustanin e shkurtë me dekolte të hapur

Imazhet kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe Zaimina si rëndom, spikat me dukjen e saj. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/zaimina_vasjari)

 

(Foto: Instagram/zaimina_vasjari)

 

(Foto: Instagram/zaimina_vasjari)